75 Mall Live Search
00:56 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / Gj. Sh

Lajçak: Shtyerja e reciprocitetit ishte ide e Borellit

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka reaguar pasi Kosova vendosi ta shtyej për një muaj zbatimin e reciprocitetit për dokumente dhe targa.

Ai ka thënë se ky propozim është bërë nga Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, transmeton Indeksonline.

”Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozim e Josep Borell për shtyrje me 1 muaj dhe BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ai ka falenderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pmbështetjen që i ka dhënë kasaj ideje.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës pak minuta para se të filloj zbatimi i reciprocitetit ka dal me një njoftim për shtyrjen e afatit për një muaj./Indeksonline/