75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Lajçak: S’ka vend për dialog nëse Kosova dhe Serbia qëndrojnë pas Kushtetutës së tyre

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak në një intervistë për RTS ka thënë se dialogu duhet të jetë i drejtë, duke theksuar se të dy palët do të nënshkruajnë vetëm marrëveshjen që u përshtatet atyre.

Ai paralajmëroi se nëse Kosova dhe Serbia qëndrojnë pas Kushtetutës së tyre, atëherë nuk ka vend për dialog, transmeton Indeksonline.

“Mesazhi im në Prishtinë ishte se Kushtetuta nuk është Bibla, dhe nëse ke hyrë në këtë process atëherë duhet të jesh i gatshëm ta ndryshosh Kushtetutën. Kur dhe si do të jetë më e qartë në fund të procesit. Ne nuk mund të pranojmë letrën e kushtetutës si vijë të kuqe. Nëse Beogradi qëndron në kushtetutën e vet dhe Prishtina në kushtetutën e vet atëherë nuk ka hapësirë për dialog”, ka thënë Lajçak teksa ka shtuar se Asociacioni është nënshkruar dhe duhet të zbatohet.

Ai ka folur për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë ku thotë se janë afër zbatimit të kësaj marrëveshje, sepse duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015.

I pyetur se a po e ndihmon dialogun nënshkrimi i marrëveshjes në Uashington, Lajcak tha se e mbështet cdo aktivitet që ndihmon në ndërmjetësimin e dialogut./Indeksonline/