07:40 / E Enjte, 09 Mars 2023 / AR

Lajçak sot e nesër në Prishtinë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Lajçak vjen në kryeqytetin kosovar të vazhdojë diskutimet si pjesë përcjellëse e takimit të nivelit të lartë që ngjau më 27 shkurt në kryeqytetin e BE-së.

I njëjti do të bëjë përgatitje për mbajtjen e tjetrit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai pas Prishtinës do të qëndrojë edhe në Beograd.