Lajçak takohet me Begajn: I çmoj pikëpamjet e tij për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takur së me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
Ai ka bërë të ditur se në këtë takim është folur për dialogun Kosovë-Serbi, që po përballet me krizë sidomos pas takimit të 14 shkurtit të nivelit të lartë që përfundoi pa rezultat.
Lajçak ka përmendur edhe synimin që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE.
”Jam shumë i kënaqur që u takova me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. Vlerësoi pikëpamjet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë nëintegrimin e rajonit në BE. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, ka thënë Lajçak.
Very pleased to meet with 🇦🇱 President @BajramBegajAL. Appreciated his views on the region, the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia and what’s next in the 🇪🇺 integration of the region. Looking forward to continuing our discussion. pic.twitter.com/7SqCGvh2NI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2023