75 Mall Live Search
09:34 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / LB

Lajçak takohet me emisarin gjerman, e njofton për të rejat e fundit për dialogun Kosovë-Serbi

I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Lajçak ka njoftuar se me Sarrazin kanë diskutuar për gjendjen në rajon dhe për procesin e dialogut.

“Ne krahasuam shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe e përditësova atë për gjendjen në dialog. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”, shkroi ai.