75 Mall Live Search
14:33 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / Gj. Sh

Lajçak takohet me kryeministrin kroat, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar për një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Ai tha se me të ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjatë Forumit të Dubrovnikut në takim me Miroslav Lajçak. Diskutuam situatën politike në Europën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Gjithashtu, Plenkoviq u takua edhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien, me të cilin tha se foli për marrëdhëniet e shtetit të tij me SHBA-në.