08:28 / E Martë, 04 Korrik 2023 / AR

Lajçak takohet me Osmanin dhe Kurtin

Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë sot në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar presidenca e Kosovës, e cila thotë se takimi mes Vjosa Osmanit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thotë njoftimi i Presidencës.

“Në orën 08:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi se Lajçaku, me kërkesë të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të qëndrojë në Kosovë dhe në Serbi “ditëve në vijim”.