15:40 / E Martë, 23 Nëntor 2021 / A. M.

Lajçak takohet me Vuçiqin, paralajmëron zhvillime të reja në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se ka pasur një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Vuçiqin.

“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë. Shumë për të ndjekur pas takimeve të mia këtë javë”, ka shkruar ai.

Lajçak dje në Austri është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.