75 Mall Live Search
15:56 / E Martë, 04 Korrik 2023 / B O

Lajçak takon edhe Komandantin e KFOR-it

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka takuar sot komandantin e KFOR-it në Kosovë, Angelo Ristuccia.

I pranishëm në takim ishte edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së.

Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të #KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” thuhet në njoftimin e KFOR-it./Indeksonline/