75 Mall Live Search
09:12 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / S Z

Lajçak takon emisarin Peach, diskutojnë për Ballkanin dhe zhvillimet e fundit në rajon

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Mynih, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në rajon.

Gjatë qëndrimit në Mynih ku po mbahet konferenca e sigurisë, Lajçak tha se takimi ishte i dobishëm dhe se kanë informuar njëri-tjetrin mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit.

“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach. Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak në “X”.