75 Mall Live Search
17:22 / E Martë, 18 Janar 2022 / OSH

Lajçak takon Emisarin Stuart Peach, flasin edhe për dialogun

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka takuar Emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach në Bruksel.

Lajcak ka shkruar se ka pasur një diskutim gjithëpërfshirës me Emisarin Peach mbi dialogun dhe çështje rajonale.

“Patëm një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.