17:58 / E Enjte, 18 Prill 2024 / L K

Lajçak thotë se Bislimi e Petkoviq u pajtuan t’i vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme

Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel.

Ai ka njoftuar se edhe javën tjetër do të ketë takim për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat që janë prekur nga vendimi i BQK’së.

“Sot kam zhvilluar disa takime bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK’së. Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në “X”.Lajçak: Bislimi e Petkoviq u pajtuan t’i  vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme mbi bazën e tekstit të propozuar