75 Mall Live Search
12:59 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lajçaku thotë se do të angazhohet që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, sot ka mbajtur një konferencë shtypi për të dhënë detaje për takimet me liderët politikë, në Kosovë.

Lajçaku ka thënë se tashti po largohet me një siguri që janë krijuar kushtet për dialogun, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se do të angazhohet që dialogu të rifillojë së shpejti dhe të kenë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai theksoi se Kosova është pjesë e BE-së dhe se problemet e saj janë pjesë e BE-së, gjithashtu.

“Jam i gatshëm dhe i përkushtuar të angazhohem plotësisht që të rifillojmë me dialogun pa vonesa të mëtejshme dhe që të ndihmojë palëve që të punojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të normalizoj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e pranueshme si për rajonin ashtu edhe për vendet e BE-së.

Gjatë tri ditëve të kaluara kam pasur takime shumë prduktive dhe të dobishme me liderët politikë në Kosovë. Në takimet e mia kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog dhe se dialogu duhet të vendoset mbi politikën, ashtu si edhe integrimi evropian.

Jam shumë i lumtur të shoh se dialogu i lëhtësuar nga BE-ja është prioritet për Qeverinë.

Pres që dialogu të rifillojë së shpejti meqë do ta vizitoj Beogradin javën e ardhshme, planifikoj të diskutoj këto elemente me presidentin Vuçiq në mënyrë që mund të shpallim takimin e parë në Bruksel”, tha ai./IndeksOnline/