75 Mall Live Search
15:33 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Lajçak thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta përcaktojnë epilogun e dialogut

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përcaktojnë marrëveshjen finale.

Sipas tij, kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit.

Pas shtimit të diskutimeve se marrëveshja finale mund të mos përfshijë njohjen reciproke, Lajçak i pyetur nga gazetarët pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, ka thënë se marrëveshjen finale duhet që ta përcaktojnë Kosova dhe Serbia.

“Kjo s’varet nga unë, që të vendos në emër tuaj. Për këtë është dialogu”, tha Lajçak.