Lajçak tregon aktivitetin javor: Dominoi dialogu dhe zgjedhjet e fundit në Serbi

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar për aktivitetin e tij gjatë kësaj jave.
Ai tha se gjatë javë që shkoi ka takuar ministrin e Jashtëm maqedonas, Bujar Osmanin, eurodeputeten Viola von Cramon, të dërguarin norvegjez për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg por edhe Frontin e Gjelbër në Serbi.
“Sigurisht që në diskutimet tona dominuan dialogu, si dhe zhvillimet e shumta rajonale dhe zgjedhjet e fundit në Serbi”, shkroi Lajçak.
Lajçak nuk bëri të ditur nëse gjatë javës që po vjen do të jetë për vizitë në Kosovë e Serbi, ashtu siç edhe u raportua gjatë ditës.