75 Mall Live Search
19:31 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / LB

Lajçak tregon çka bisedoi sot me Vuçiqin në Beograd

I Dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se për çfarë është folur në takimin e tij me presidentin serb Aleksandër Vucciq në Beograd.

“Diskutuam për mënyrën si të shkohet përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve pas takimeve të fundit në kuadër të dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

“Gjithashtu folëm për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energji dhe personat e zhdukur”.