Lajçak udhëton drejt Beogradit, pritet takimi me Vuçiqin

I dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka udhëtuar drejt Beogradit për tu takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Siç ka paralajmëruar Presidenca e Serbisë takimi Vuçiq-Lajçak është caktuar për në ora 11:00, dhe tema kryesore pritet të jetë gjendja aktuale në Kosovë dhe hapat drejt de-eskalimit të krizës në veri, përcjell IndeksOnline.
Lajçak gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Prishtinën, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.Kjo është vizita e parë e të dërguarit special në Prishtinë dhe Beograd që kur Komisioni Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për mosndërmarrjen e hapave për deeskalim në terren.