23:09 / E Martë, 24 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Lajçak vazhdon ‘lobimin’ në shtetet e BE-së që s’e njohin Kosovën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar sot diplomaten Sofia Gramata, e cila është e dërguara e Greqisë për Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ka shkruar në Twitter se me të ka bisedua për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kam folur me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata, për përpjekjet tona evropiane për të promovuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, shkruajti Lajçak në Twitter.