Lajçak vazhdon takimet informuese për dialogun Kosovë-Serbi
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/12/GAqnpvKWwAAVLP0.jpg)
Ndërmjetësesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të hapur me Komitetit e Çështjeve europiane, anëtarë në Bundestagun gjerman.
Siç shkruan Lajçak, me ta patën diskutim të thellë dhe folën për zgjerimin e BE-së, por dhe situatën në dialog, përcjell klankosova.tv.
”Sot në Bruksel patëm një shkëmbim të hapur dhe të thellë me Komitetin e Çështjeve të BE-së, anëtarë të Bundestagut gjerman. Folëm për momentin e ri për zgjerimin BE-së, gjendjen në Dialog dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit për mbështetjen Gjermani në punën time dhe rrugën e gjithë rajonit drejt BE-së”.
Had an open and insightful exchange with 🇪🇺 Affairs Committee members of 🇩🇪 @Bundestag today in Brussels. We spoke about the new momentum for 🇪🇺 enlargement, the state of play in the Dialogue and next steps. Grateful for 🇩🇪 support to my work and the 🇪🇺 path of the entire region. pic.twitter.com/gaNrJwLIZC
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 6, 2023