Lajçak vjen me plot mesazhe në Kosovë, ndër to thekson dialogun për të cilin kërkon unitet të plotë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur dje takimet në Kosovë në kuadër të bisedave për vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Lajçaku që po zhvillon një takim me u.d. së presidentes Vjosa Osmani, tha se në Kosovë ka ardhur me disa mesazhe, duke theksuar se për çështjen e dialogut i duhet spektrit politik unitet i plotë, meqë ai nuk i takon vetëm një partie apo vetëm qeverisë.
Ndërsa ka uruar partitë politike për garën fer të zhvilluar si edhe popullin e Kosovës dhe institucionet e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Ai ndërkaq, ka theksuar se mbështesin programet elektorale të Kurtit dhe Osmanit për krijimin e vendeve të reja të punës, për investime të reja si edhe për luftimin e korrupsionit.
“Shtetet anëtare të BE-së presin vazhdimin e procesit të dialogut, kjo çështje është e rëndësishme për secilin shtetas të Kosovës. Diskutimet se ku jemi në procesin e dialogut pas vazhdimit të dialogut në korrik dhe cilat janë hapat e tjerë që i parashohin. Përfundimi i këtyre vazhdimeve ka të bëjë me atë se dialogu duhet të vazhdojë, mesazhi im përfundimtar është për një unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e vetëm një partie politike apo vetëm e Qeverisë, por është përgjegjësi e të gjithëve, edhe zonja presidente më tha që ndihet njësoj do të shprehë mesazhet e njëjtat dhe do të kërkojë përkrahjen e tyre me të”, tha Lajçaku.