Lajçak vjen në Kosovë më 1 mars

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do të jvizitojë Kosovën, më 1 mars.
Lajçaku do ta nisë vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë, ku do të qëndrojë nga 1 deri më 3 mars, derisa më pas do të shkojë në Serbi nga 3 deri më 4 mars.
Emisari special i BE-së për dialogun do ta vizitojë edhe Malin e Zi, si pjesë e mandatit të tij rajonal, nga 4 deri më 5 mars.
Ai pritet të takohet me udhëheqësit politikë të tri shteteve të Ballkanit Perëndimor, si edhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.