75 Mall Live Search
23:27 / E Premte, 07 Tetor 2022 / Gj. Sh

Lajçak vlerëson se situata në Ballkanin Perëndimor është shumë më e keqe se para pesë vjetëve

Miroslav Lajçak – i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar se situata në Ballkanin Perëndimor sipas tij është shumë më e keqe sesa që ishte pesë vjet më parë.

Lajçak ka vlerësuar se edhe bashkëpunimi rajonal është më i keq sesa atëherë, raporton televizioni shtetëror malazez.

“Edhe unë mbaj përgjegjësi. Nuk bëhet fjalë për faj, kjo është vetëm një vëzhgim. Lufta në Ukrainë ka ndryshuar shumë gjëra, rregullat, rendin botëror. Ka një gjë shumë të mirë, dhe ajo është se ka një zgjim në BE”, ka deklaruar Lajçak.