Lajçak zhvilloi bisedë telefonike me Kurtin, folën dhe për liberalizim të vizave

I ngarkuari special i Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter, që ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton IndeskOnline.
Lajçak e ka cilësuar këtë si një bisedë mjaftë të mirë, duke treguat tutje se çështja e rikthimit të dialogut, ajo e progresit në parandalimin e përhapjes së Covid-19 si dhe nevoja për liberalizimin e vizave, ishin temat kryesore.
“Një bisedë shumë e mirë telefonike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Temat e diskutuara: progresi i bërë në parandalimin e përhapjes së COVID-19, situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme, pritjet për rifillimin e dialogut me perspektivën evropiane dhe nevoja për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Lajçak./IndeksOnline/
Very good ? call with acting-PM @albinkurti. Topics discussed:
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 18, 2020
? progress made on containing spread of #COVID19
? current political situation & possible developments
? expectations for resumption of Dialogue with real European perspective
? need for visa liberalization