75 Mall Live Search
22:00 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / L K

Lajçak zhvillon takim në kancelarinë gjermane në lidhje me zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Jens Plotner, këshilltarin e Kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Lajçak bëri të ditur këtë përmes një postimi në Twitter dhe tregoi që temë kryesore ka qenë takimi i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, ku më 14 shtator në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Atë takim Lajçak e ka cilësuar si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Patëm diskutime të rëndësishme në Kancelarinë @GermanyDiplo sot për gjendjen e lojës në Dialog dhe rrugën përpara përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusua në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë 🇩🇪”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Bejmë të ditur se takimi Kurti-Vuçiq vjen pas gjithë tensionimit që ka ndodhur në veri të Kosovës.