Lajiq: CEFTA duhet të ndryshojë
Serbia javën e ardhshme në forumin rajonal CEFTA, i cili do të mbahet në Beograd, edhe zyrtarisht do të propozojë që mënyra e votimit në këtë organizatë të ndryshojë dhe të zbatohet modeli “konsensus minus një”, ka thënë ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq.
Ai ka vlerësuar se CEFTA ka arritur maksimumin e tij dhe se duhet ndryshojë për të lehtësuar tregtinë ndërmjet vendeve të rajonit.
“Qëllimi i propozimit të palës serbe është që të shmanget praktika e deritanishme që një vend të bllokojë tjetrën me rastin e votimit për marrëveshje të rëndësishme”, ka thënë Lajiq për mediat serbe.