14:05 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Lajm “bomb” nga Holanda – Vitesse e konfirmon largimin e Rashicës? (Foto)

Milot Rashica është afër largimit nga Vitesse. Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka munguar në seancën e fundit stërvitore.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline.

“Milot Rashica mungoi në stërvitje. Sulmuesi i krahut është duke u fokusuar në transferimin”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Siç duket ish-futbollisti i Vushtrrisë është afër skuadrës së famshme, Ajax./IndeksOnline/