15:26 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lajm fantastik, lojtarët kosovar që luajn në Zvicër, tash mund të udhëtojnë lirshëm në Kosovë

Shteti i Zvicrës sot vendosi që Kosovën ta heq nga lista e zezë me rrezikshmëri të lartë për infektim me koronavirus.

Kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në drejtim të Zvicrës dhe nuk kanë më nevojë të karantinohen për dy javë, transmeton Indeksonline.

Ky lajm është shumë i mirë për kombëtaren e Kosovës në futboll. Futbollistët që luaj në Ligën e Zvicrës mund të udhëtojnë lirshëm drejt Kosovës.

Lojtar si Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu etj në ndeshjen e kaluar nuk mund të luanin në ndeshjen kundër Greqisë në “Fadil Vokrri” për shkak se kur të ktheheshin në Zvicër do të karantinoheshin./Indeksonline/