75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lajm fantastik për Vushtrrinë, sapo u konfirmua investimi 600 mijë euro për stadiumin e qytetit

Vushtrria sot është vizituar nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ajo së bashku me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri, kanë dhënë një lajm fantastik se do të bëhen 600 mijë euro investime në stadiumin e FC Vushtrrisë, transmeton Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i FC Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi, në rrjetet sociale.

Vushtrria sezonin tjetër do të bëjë gara në Ligën e Parë, por sigurisht investimet në stadium do të jenë një shtysë për t’u rikthyer në Superligë./Indeksonline/