75 Mall Live Search
12:09 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

Lajm fantastik/ Rey Manaj regjistrohet në ekipin e parë të Barcelonës

Klubi i Barcelonës sot ka regjistruar 3 futbollistë për sezonin e ri të La Ligas.

Futbollisti shqiptar, Rey Manaj është njëri nga futbollistët që është regjistruar në ekipin e parë, transmeton Indeksonline.

Manaj ka përfituar nga lëndimi i Sergio Agueros dhe është përfshirë në ekipin e parë. Ai tashmë pritet të ftohet në ndeshjen hapëse të La Ligas kundër Sociedadidt.

Përveç Manajt, në ekipin e parë janë regjistruar Memphis Depay dhe Eric Garcia.

Kjo u bë e mundur pasi Pique pranoi të ulë pagën e tij./Indeksonline/