Lajm fantastik: Vaksina e Pfizer mbron të moshuarit me 94%

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech duket se mbron 94% të të rriturve mbi moshën 65 vjeçare.
Më shumë të dhëna u lansuan në fazën e tretë të testimeve që po vazhdon – dhe aty indikohet se kjo vaksinë funksionin barazisht mirë te njerëzit e të gjitha moshave, racave dhe etniciteteve.
Kompanitë thonë se tash do të aplikojnë për autorizim që të përdoret në formë emergjente në ShBA.
Gjetjet u bazuan në dy dozat që iu dhanë më shumë se 41 mijë njerëzve në mbarë botën.
Javën e kaluar, Pfizer dhe BioNTech publikuan të dhënat preliminare që treguan se vaksina ofronte 90 për qind mbrojtje ndaj Covid-19shit dhe se nuk kishte asnjë brengë mbi sigurinë e saj.
Ky lajm u pasua nga ai i kompanisë amerikane Moderna, e cila tregoi se vaksina e saj ishte 95 për qind efikase.