75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 02 Shtator 2025 / b l

Lajm historik nga “Trepça”/11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

Gjiganti metalurgjik, “Trepça” ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së kthimit të pronave nën manexhim “Trepça” Sh.A, për herë të parë pas luftës ka filluar procesi i lirimit të pronave në Zonën kadastrale Hajvali.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 11-hektarësh, pronë e “Trepçës”, me një vlerë tregu mbi 23 milionë euro.

“Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të pasurisë së “Trepçës” dhe vënies së saj në funksion të zhvillimit e të së ardhmes së ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.