Lajm i bujshëm, Kenan Spahiu rikthehet tek Fenerbahce

Basketbollisti i njohur kosovar, Kenan Spahiu do të rikthehet tek gjiganti turk, Fenerbahce.
Burimet e “Eurohoops” thonë se Spahiu do të nënshkruaj kontratë një vjeçare me ekipin turk, transmeton Indeksonline.
Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Coosur Real Betis ku pati një mesatare prej 7.3 pikës në kompeticionin “ABC”.
Feneri në këtë afat kalimtar humbi shumë basketbollistë, ardhja e Kenanit është ndër transferimet e para./Indeksonline/