75 Mall Live Search
22:37 / E Mërkurë, 01 Janar 2025 / AR

Lajm i ëmbël/ Aktorja shqiptare shtatzënë për herë të tretë

Aktorja e njohur shqiptare, Eliona Pitarka, ka nisur vitin 2025 me një lajm të gëzueshëm për ndjekësit e saj. Ajo ka njoftuar se është në pritje të ëmbël.

Eliona, e cila tashmë është nënë e dy vajzave, ka zbuluar se është shtatzënë për herë të tretë dhe aktualisht ndodhet në muajin e tretë të shtatzënisë.

Eliona Pitarka shtatzënë për herë të tretë,

Lajmin e ëmbël aktorja e ka dhënë nëpërmjet një video me partnerin në rrjetet sociale, ku shihen duke kërcyer të dy, dhe më pas ajo tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa i shoqi ka treguar ekografinë.

Kjo ka emocionuar fansat dhe miqtë e saj, të cilët i kanë përcjellë urime të shumta familjen e saj.

“Ja pra miq e mikesha, ky eshte postim per te nisur vitin Bebi Alliu nr 3 eshte rrugës #babynr3ontheway”, ka shkruar ajo.

Eliona Pitarka shtatzënë për herë të tretë,