Aksident i rëndë në Dobrushë të Istogut

Para pak minutash, në fshatin Dobrush të komunës së Istogut, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë dy makina.
Ende nuk ka informacione të sakta për numrin e të lënduarve, por pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për dëme të konsiderueshme materiale, shkruan IndeksOnline.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar në gjendje të rëndë apo viktima.