17:57 / E Martë, 04 Tetor 2022 / k.v

LAJM I FUNDIT/ E zë ashensori, vdes një person në Pejë

Një person ka gjetur vdekjen në Pejë pasi e ka zënë ashensori.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se viktima është rreth të 50-tave.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar me policinë në Pejë të cilët kanë thënë se sapo të grumbullojnë informacione do të japin detaje për rastin./IndeksOnline/