13:12 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lajm i gëzueshëm për Keisin, lirohet nga burgu reperi Stresi

Reperi Stresi prej muajit tetor, kur edhe u bë arrestimi i tij në Fushë-Krujë, ka vuajtur paraburgimin. Ai është liruar sot nga Gjykata e Tiranës. Vendimi është marrë në një seancë të mbyllur, pa media ku Stresi është liruar me kusht.

Me sa duket këtij vendimi i është gëzuar shumë edhe e dashura e tij Keisi, e cila me një Instastory ka reaguar duke falënderuar zotin për lirimin e tij.

Presim që tash Stresi t’i rikthehet projekteve muzikore, duke qenë se fansat kanë qenë duke pritur diçka të re nga ai. /Indeksonline/