20:41 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lajm i hidhur para derbit, ndërron jetë tifozi më i veçantë i Partizanit

Skuadra e Partizanit ka marrë një lajm të hidhur një ditë para derbit të kryeqytetit.

Këtë radhë, në stadium nuk do ta mbështetë një nga tifozët më të veçantë të skuadrës.

Të gjithëve u kujtohet vogëlushi, Leo, fotoja e të cilit bëri xhiro në rrjetet sociale, pasi sfidonte të ftohtin në dhjetorin e vitit të kaluar për ta përcjellur në stadium Partizanin.

Tifozi në fjalë vuante nga një sëmundje e rëndë, por pëlqente të ishte në stadium dhe ta ndiqte Partizanin, transmeton Indeksonline.

Kështu, ai u kthye në një figurtë të njohur edhe për futbollistët.

Klubi i Partizanit vendosi ta ndihmonte vogëlushin duke ia paguar terapitë në një klinikë të Tiranës.

Por, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Leo ndërroi jetë mbrëmë./IndeksOnline/

Temat: