Lajm i keq, Barcelona po e largon “margaritarin” kosovar, Labinot Kabashi

Klubi i Barcelonës do të ja ndërpresë kontratën njërit nga futbollistëve më të talentuar të “La Masias”, Labinot Kabashi.
Sipas mediave në Spanjë, Barcelona është duke punuar që sot të ja ndërprej kontratën kosovarit, transmeton Indeksonline.
Kjo pasi që trajnerët nuk janë të kënaqur me përparimin e Kabashit dhe 20 vjeçari nuk shihet si lojtar që mund të arrij në ekipin e parë.
Mbetet të shihet se ku do të transferohet, Labinot Kabashi./Indeksonline/