75 Mall Live Search
09:56 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / Gj. Sh

Lajm i keq për Argjentinën, Messi rrezikon çerekfinalen e Kupës së Amerikës

Lionel Messi nuk do të luaj ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Amerikës.

Ylli argjentinas pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Kilit dhe nuk do të luaj në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve kundër Perusë, e cila zhvillohet të dielen nga ora 03:00 pas mesnate, shkruan IndeksOnline.

Futbollissti i Inter Miamit rrezikon të humbas edhe çerekfinalen e Copa Amerikës, pasi Argjentina ka siguruar kualifikimin.

Messi nuk ishte prezent në stërvitjet e fundit ku është lënë të pushojë.

Ndihmës trajneri i Argjentinës, Walter Samuel, konfirmoi mungesën e Lionel Messit kundër Perusë.

“Leo kishte një problem në ndeshjen e fundit dhe ai nuk do të jetë atje. Do të shohim se si do të shkojë dita-ditës dhe shpresojmë ta kemi në ndeshjen e ardhshme. Ne nuk jemi aspak të shqetësuar për mungesën e Messit, por nuk duam të shohim më tej. Ekipi u përgjigj kur ai nuk ishte aty. Ai vetë është i lumtur kur skuadra luan mirë kur ai nuk është atje”, tha Walter Samuel./IndeksOnline/