Lajm i keq për Arsenali, përfundon sezoni për Kai Havertz

Futbolisiti i Arsenalit, Kai Havertz do ti nënshtrohet një operacioni dhe sezoni për të ka përfunduar.
Gjermani ka pësuar një lëndim në hamstring gjatë një seance stërvitore në Dubai javën e kaluar”, ka konfirmuar Arsenali, shkruan IndeksOnline.
“Vlerësimet e njëpasnjëshme dhe shqyrtimet e specialistëve kanë konfirmuar se lëndimi do të kërkojë operacion, i cili do të bëhet në ditët në vijim. Së shpejti pas operacionit, Kai do të fillojë programin e tij të rimëkëmbjes, i cili pritet të zgjatet në para-sezonin për sezonin 2025/26”, thuhet në njoftim.
25-vjeçari ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 3 asistime këtë sezon në Premierligë, me fanellen e Arsenalit, derisa ka shënuar edhe katër gola në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/
A medical update on Kai Havertz.
— Arsenal (@Arsenal) February 13, 2025