Lajm i keq për Barcelonën, lëndohet ylli i skuadrës
Pasi mposhtën Real Madridin mbrëmë, Barcelona sot ka marr një lajm të keq.
Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez ka shfaqur shqetësime në gjurin e djathtë, transmeton Indeksonline.
Për shkak të këtij shqetësimi, Suarez nuk është stërvitur fare me skuadrën. Ai ka qëndruar në palestër.
Suarez nuk njihet si lojtar që lëndohet shpesh. Por mosha dhe kalendari i ngjeshur kanë dobësuar këmbët e sulmuesit të rrezikshëm.
Për shkak të këtij shqetësimi, Suarez mund të mungoj në klasiken e fundjavës./Indeksonline/