75 Mall Live Search
13:24 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Lajm i keq për fansat e Liverpoolit

Pezullimi i futbollit për shkak të koronavirusit ka sjellë edhe një ndikim shumë të madh te skuadrat, sidomos nga ana financiare.

Pikërisht për shkak të krizës financiare, shumë klube nuk mund të investojnë shuma të mëdha në verë për të afruar lojtarë në merkaton e verës.

Një nga këto klube është edhe Liverpooli, i cili gjithashtu është prekur nga situata e krijuar.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, drejtuesit e këtij klubi po mendojnë të mos bëjnë asnjë afrim në merkaton e verës, pasi financat e klubit kanë pësuar një krizë të madhe.

Një nga objektivat e “The Reds” në verë do ishte, sulmuesi gjerman Timo Ëerner, por problemi i krijuar nga situata e pandemisë vështirëson gjithçka për këtë lëvizje.