75 Mall Live Search
18:19 / E Premte, 23 Tetor 2020 / Blerim

Lajm i keq për Gjilanin para ndeshjes me Prishtinën, mungon ylli i skuadrës

Ekipi i Gjilanit do të luaj kundër Prishtinës të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 13:30.

“Skifterat” në këtë ndeshje do të jenë pa yllin e skuadrës, Franc Veliun i cili është i lënduar.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë Veliu. “Për fat të keq edhe në këtë ndeshje nuk do të jem i gatshëm. Besoj se nga ndeshja e ardhshme do luaj” u shprehë Veliu.

Gjilani për momentin gjenden në pozitën e pestë me 10 pikë, një më pak se Prishtina që është në pozitën e dytë./Indeksonline/