75 Mall Live Search
19:46 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Lajm i keq për Juventusin, lëndohet ylli i skuadrës

Ekipi i Juventusit do të duhet të luaj kundër Chievos pa mesfushorin Sami Khedira.

Kjo pasi që lojtari ka pësuar përsëri një lëndim, gjatë stërvitjeve para ndeshjes, transmeton Indeksonline.

Khedira pritet që së shpejti të bëjë testet mjekësore për ta shikuar shkallën e lëndimit.

Mesfushori gjerman sapo është kthyer nga një lëndim që e mbajti një kohë të gjatë larg fushave të gjelbërta./Indeksonline/