75 Mall Live Search
20:36 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / Gj Sh

Lajm i keq për Kosovën, lëndohet Albion Rrahmani, në dyshim për ndeshjet e nëntorit

Në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës, Kosova ka marr një lajm të keq.

Sulmuesi Albion Rrahmani ka pësuar një lëndim sonte, në ndeshjen mes Sparta Pragës dhe Rakowit, shkruan IndeksOnline.

Ai u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 24-të, ku priten ekzaminimet mjekësore.

Nuk dihet ende nëse Rrahmani do të hum dy ndeshjet e muajit nëntor te Kosova, atë ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Kujtojmë se nesër selektori i Ksoovës, Franco Foda do ta publikoj listën me futbolistët e ftuar./IndeksOnline/