Lajm i keq për Liverpulin, ylli i skuadrës lëndohet para ndeshjes me Real Madridin

Klubi i Liverpulit ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së Liges së Kampioneve kundër Real Madridit.
Sulmuesi Darwin Nunez, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbremshme kundër Newcastle, ku redsat fituan me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Ai u detyrua të largohet nga fusha e lojës para kohe, duke u zavëndesuar me Firminon.
Nuk dihet ende gjendja e Nunez, por sulmuesi uruguaian mund të humb ndeshjen ndaj Real Madridit , e cila zhvillohet të marten./IndeksOnline/