75 Mall Live Search
15:23 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lajm i keq për Manchesterin, lëndohet mbrojtësi

Manchester United ka pësuar një goditje të madhe në ndeshjen miqësore kundër Tottenham.

Mbrojtësi i Djajve të Kuq, Eric Bailly ka pësuar një lëndim që në shikim të parë duket i rëndë.

Ai është larguar nga loja me barelë në fillim të pjesës së dytë, shkruan Indeksonline.

Bailly kishte probleme me lëndime gjatë sezonit të kaluar.

Më vonë mjekët e skuadrës do të bëjnë kontrolle më të hollësishme për të parë shkallën e lëndimit. /IndeksOnline/