75 Mall Live Search
14:05 / E Martë, 14 Shtator 2021 / OSH

Lajm i keq per Milanin, Ibrahimovic mungon kundër Liverpool

Milan nesër ka një ndeshje mjaft të vështirë para vetes, pasi ndeshet me Liverpool në kuadër të Champions League, nesër me fillim nga ora 21:00

Por, një ditë para ndeshjes ekipi rossoner ka marrur një lajm jo të mirëpritur, i cili thotë se sulmuesi Ibrahimovic është i lënduar dhe nuk është i gatshëm të luaj në Anfield, transmeton Indeksonline.

Sipas Fabrizio Romano, Ibrahimovic ka problem me tendonin e akilit dhe kjo i ka pamundësuar të jetë i gatshëm për nesër. /Indeksonline/