75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / C E

Lajm i keq për Milanin, Maignan humbet ndeshjen e Champions League

Rikuperimi i Mike Maignan, i cili nuk ka luajtru asnjë ndeshje për Milanin që nga 18 shtatori, po ecën ngadalë dhe portieri francez pothuajse me siguri nuk do të jetë aty për ndeshjen e parë të 1/16 së Champions League kundër Tottenhamit.

Këtë lajm e raporton “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës testet që iu nënshtrua Maignan dje, treguan përmirësime, por pas një ndalese kaq të gjatë, ata nuk duan të rrezikojnë dhe për këtë arsye duhet treguar kujdes maksimal për gjendjen e tij fizike. Prandaj data e re e rrethuar me të kuqe në kalendar është 8 marsi, dita e ndeshjes së kthimit ndaj ekipit anglez.

Maignan ka bërë paraqitje të mrekullueshme me Milanin dhe francezi u shndërrua në një nga të preferuarit e tifozerisë.