14:50 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / Gj. Sh

Lajm i keq për Milanin pak orë para ndeshjes me Udinesen

Skuadra e Milanit ka marrë një lajm të keq pak orë para ndeshjes kundër Udineses.

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez, nuk do të mund të luaj sonte, transmeton IndeksOnline.

Francezi nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Udine, për shkak të sindromës së gripit.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për Milanin, dhe trajneri Stefano pioli pritet të ndryshoj edhe formacionin./IndeksOnline/